-1
archive,paged,tax-portfolio_category,term-living,term-272,paged-4,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

AIRBNB INTERIOR

EN

This project is an apartment interior in the New Bazaar. The apartment is intended for Tirana’s visitors who will be renting it via airbnb.
The house consists of a cosy bedroom, a utilitarian bathroom, a small kitchen with open shelving to keep things on display, a living room that can also be turned into a bedroom and a big balcony with a great view from the Bazaar.
The house’s interior focuses in the fulfillment of the inhabitant’s needs and comfort. Many of the textures attached to certain surfaces are referenced in Albania’s ethnic symbology. The chosen colors and materials are intended to create a warm environment as well as turn the stay in an authentic experience.

 

AL

Ky apartament është një projekt interieri në zonën e Pazarit të Ri. Apartamenti është projektuar për vizitorë që do e prenotojnë nëpërmjet airbnb.
Projekti përfshin një dhomë të rehatshme, një tualet utilitar, një kuzhinë të vogël dhe me rafte të hapura për t’i mbajtur objektet në dukje, një hapësirë ndenje që mund të shfrytëzohet edhe si zonë nate dhe një ballkon të madh me pamje nga Pazari.
Projekti synon të krijojë një ambient të rehatshëm dhe funksional për përdoruesit. Disa nga teksturat e përdorura në objekte ose mobilje referohen në simbole etnike . Ngjyrat dhe materialet e zgjedhura përpiqen të krijojnë një atmosferë të ngohtë dhe mikpritëse për ta kthyer qëndrimiin në përvojë autentike.

Interior for beach villa

EN_This project is a beach house at Gjiri i Lalëzit, designed for a family of 5. In terms of functional distribution, the ground floor hosts common activities (such as a living room organized near a fireplace, and a dinning space, both opened towards the sea view), utilitarian spaces ( kitchen and laundry room) as well as an extra room and a toilet. On the first floor, there are two master bedrooms on the west side, favored by the beach view; as well as the children’s bedroom on the east side. The hall between the bedrooms is a flexible space, which will be organized by the inhabitants to fit their needs or to adapt to different activities.

 

AL_Ky projekt interieri është një shtëpi plazhi dy katëshe në Gjirin e Lalëzit. Është projektuar për një familje me 5 pjestarë. Nga ana funksionale, në katin përdhe janë vendosur hapësirat e përbashkëta (hapësira e ndenjes e cila organizohet pranë oxhakut, si dhe ajo e ngrënies, të hapura ndaj pamjes nga deti), hapësirat utilitare (gatimi & lavanderia) si dhe një dhomë gjumi dhe tualet ekstra. Në katin e parë, janë vendosur 2 dhoma matrimoniale në pjesën perëndimore duke favorizuar pamjen e hapur nga deti; si dhe dhoma e fëmijëve në lindje. Hapësira mes dhomave është lënë e hapur për të qenë fleksibël në varësi të aktiviteteve që do duan të zhvillojnë banorët.

ARMALDI’S APARTMENT

EN

Working on an interior design is playful and colourful. The same process applies in this apartment. The main feature of this design is the TV stand that also serves as a division between the living area and the corridor. The apartment has 3 bedrooms which are positioned on the south side, 2 toilets, 1 laundry room and a big balcony.
There is an open space living, cooking and dining area. The main natural light comes from the floor to ceiling windows positions on the south and eastern side of the apartment. The colours of the furnishing complement the bright atmosphere. The rooms have ample space to move about and circulation is easy throughout the apartment.

AL
Dizajni i nje interieri eshte nje process i kendshem plot ngjyra, si ne kete apartament. Elementi me I rendesishem i ketij apartamenti eshte mobilja e televizorit e cila sherben dhe si ndarese midis pjeses se dhomes se ndenjes dhe korridorit. Apartamenti ka 3 dhoma te pozicionuara ne jug, 2 tualete, 1 lavanderi dhe nje ballkon te madh.
Kuzhina e gatimit, ambienti i ndenjes dhe i ngrenies jane kombinuar ne nje hapesire te perbashket. Drita natyrore hyn ne apartament nepermjet pjeses jugore dhe lindore nga dritaret me gjatesi dysheme tavan. Ngjyrat e interierit jane te hapura dhe te qeta. Dhomat kane hapesire te mjaftueshme per te qarkulluar dhe levizja ne apartament eshte e lirshme.

K.H Villa

EN
This project is an individual two-storey villa positioned on a 500 m^2 site. The intervention consists of a reconceptualization of the facade and the addition of one storey and a basement. The upper floors of the building will be used as housing units, while the ground floor will have a commercial function. The residential floors are organized as two apartments, where each of them offers the necessary spaces for its inhabitants. The first two floors retain the same area, while the top floor is smaller and has a veranda. Because of its function, the ground floor, is more transparent and gets the light by its big windows. The materialization of the building is a harmonious combination of clean surfaces with white and gray textured plaster and transparent glass panels. Since the building is located on a sloped terrain, the site is organized with green terraces.
AL
Objekti në studim është një vilë individuale dykatëshe e pozicionuar në një truall me siperfaqe 500 m^2. Është propozuar një rikonceptim i fasadës, shtimi i një kati si dhe një podrum nën sipërfaqen e sistemimit. Katet e sipërme të objektit do të përdoren për banim ndërsa kati përdhe do të ketë funksion shërbimesh. Katet e banimit janë të organizuara si dy apartamente ku secili prej tyre ofron hapsirat e nevojshme për banorët. Dy katet e para ruajnë të njëjtën sipërfaqe ndërsa kati i fundit ka një përshkallëzim në formën e verandës si rezultat i kushteve urbanistike. Nisur nga funksioni, kati përdhe ndryshe nga katet e tjera është më transaparent dhe i ndriçuar maksimalisht me çarje dysheme-tavan. Materializimi i objektit është një kombinim i harmonizuar i sipërfaqeve të pastra me material grafiato të bardhë dhe gri, me vetratat transparente të xhamit duke e bërë atë një objekt bashkëkohor. Duke qenë se objekti vendoset në një terren të pjerrët, ky terren është i organizuar me tarraca të gjelbëruara.

Family Home DM

EN

This project is a 2 storey single family house. It sits on a populated street in Tirana and faces north towards the street. The property is protected by a tall wall designed as a continuation of the façade. The external envelope of the building is covered in red brick cladding. The openings are wide and allow plenty of natural light to penetrate the rooms.
The interior is organised as a duplex apartment, where the living room and kitchen are placed on the ground floor while the 3 sleeping quarters are located on the first floor. The surrounding space is divided between the car park area and a small patio that can be accessed internally through the kitchen. The whole project is designed as a single small factory where spaces flow within each other.

AL

Ky projekt është një shtëpi familjare në Tiranë e orientuar me hyrjen nga rruga kryesore në veri. Prona është rrethuar me një mur të lartë i dizenjuar si vazhdimësi e fasadës. Të gjithë muret e jashtme janë veshur me tulla qeramike. Çarjet janë lënë të mëdha në mënyrë që të hyjë sa më shumë dritë natyrale në ambientet e brendshme.

Interieri është organizuar si një apartament dupleks ku kati përdhe është kuzhinë dhe hapësirë ndenjeje ndërsa 3 dhomat janë vendosur ne katin e parë. Hapësira e jashtme është menduar për pjesën e parkimit dhe një verandë qe aksesohet nga kuzhina. Projekti është parë si një kompleks ku hapësirat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

HOTEL BRUCI

EN

Bruci Hotel is housed in an old refurbished building in one of the oldest neighbourhoods in Tirana. The existing build was extremely derelict and had not been able to sustain time and weather conditions. As a result, the new building rises on the same footprint but it considered almost a new construction. The interior as well as the exterior have been redesigned to match the client’s request to transform the old building into a hotel.
The new building has a total of 5 levels. The ground floor is a restaurant while the upper floors are comprised of 8 studios each with a central corridor and a staircase on the western side of the building. The entrance and the front façade are all south facing the main road.

AL
Hotel Bruci ndodhet ne nje ndertese te vjeter te rikostruktuar ne zonen e Pazari te Ri te Tiranes. Ndertesa ekzistuese ishte shume e konsumuar nga koha ndaj rikonstruksioni i bere ka permasa te medha dhe ka ndryshuar teresisht pjesen e brendesise dhe fasades se objektit ekzistues. Gjithashtu planimetrite e reja jane bere ne menyre te tille qe ti pershtaten kerkesave te klientit per ta kthyer kete objekt ne nje hotel.
Ndertesa e re ka 5 kate. Ne katin perdhe eshte pozicionuar restoranti dhe hyrja ndersa ne katet e siperme ndodhen dhomat. Cdo kat ka 8 dhoma me nje korridor qendror dhe nje shkalle lidhese ne perendim te nderteses. Fasada ballore eshte e orientuar nga rruga kryesore qe perkon ne jug.

Villa KDA

EN
Vila KDA is located in Mjull Bathore, Tiranë in a semi rural setting, sorrounded by agricultural land. The villa is designed to host two families. The villa is 3 floors high with a basement and two main entrances which face the street, and an entrance with a ramp which is used for acessing the underground floor. On the basement floor there are two seperate laundry rooms that are each in function to the respective apartments. Day functions – the living room and kitchen are distributed on the ground floor for each of the apartments, as well as the toilet units. By means of stairs positioned near the entrance the owners can access the second floor, where the night functions are proposed – a matrimonial bedroom with it’s own toilet and two bedrooms for the children that share the toilet on the ground floor. The third floor is simultaneously the exit for the terrace, as well as a shared space for both families. The third floor, unlike the rest of the building, which has been treated with light-colored brick facade, has been proposed with corrugated cast concrete. This volume has an integrated small kitchen, and a glass facade that allows the volume to function as semi open space.
AL
Vila KDA ndodhet në Mjull, Bathore në një mjedis gjysmë rural, rrethuar nga tokë bujqësore. Vila shërben si banesë për dy familje, ku çdo sipërfaqe është e projektuar të funksionojë në mënyrë të njëjtë për të dyja familjet. Vila është 3 kate e lartë me një kat nëntokë, me dy hyrje kryesore të cilat shohin nga rruga, dhe një hyrje me rampë e cila shërben për lëvizjen dhe parkimin e makinave në katin nëntokësor. Në katin nëntokë janë projektuar gjithashtu dy dhoma lavanderie të ndara, të cilat janë në shërbim të secilës prej banesave. Në katin përdhe janë shpërndarë funksionet e ditës – dhoma e ndenjes dhe kuzhina për secilën prej banesave, si dhe një nyje higjenosanitare. Me anë të shkallëve të pozicionuara pranë hyrjes banorët aksesojnë katin e dytë, ku janë projektuar funksionet e natës, specifikisht një dhomë gjumi matrimoniale me tualet të veçantë për dhomën, dhe dy dhoma gjumi për fëmijët me tualetin e përbashkët në katin e parë. Kati i tretë është njëkohësisht dalja për në taracë, si dhe hapsira e përbashkët për të dyja familjet. Kati i tretë, ndryshe nga pjesa tjetër e objektit e cila është trajtuar me fasadë me tulle të me ngjyrë të çelët, është i propozuar me beton të hedhur në formë të valëzuar. Ky volum ka një kuzhinë të vogël të integruar, dhe fasadë xhami që e lejon volumin të kthehet në hapsirë gjysmë të mbyllur.

Vila Tresa

EN

This project includes 2 individual residential villas which are located in Sauk. The total area of ​​a villa is 146 square meters.
The kitchen, living and dining room are on the ground floor, whereas the main bedrooms are on the first floor. Each storey has a toilet.
The building has a simple volume, with windows as high as the floors. On the ground floor, the entrance is on the east side of the building. The entrance of the building is emphasized by removing a part of the volume. A similar effect was created on the first floor as well, on the south-east side of the building, through big windows.The cladding of the facade is red brick.

AL

Në këtë projekt përfshihen 2 vila individuale banimi të cilat ndodhen në Sauk. Sipërfaqa totale e një vile është 146 m2.
Shpërndarja e funksioneve është e tillë që hapësira e ndenjes, ngrënies, gatimit dhe një dhomë gjumi janë në katin përdhe, ndërsa dhomat e tjera të gjumit në katin e parë. Secili kat ka nga një tualet.
Volumi i ndërtesës është i pastër dhe thyhet vetëm nga çarjet në fasadë të cilat janë sa lartësia e katit. Në katin përdhe, hyrja bëhet në faqen lindore të ndërtesës. Këtu, edhe volumi i ndërtesës tërhiqet për ta theksuar hyrjen. Një efekt i ngjashëm është krijuar edhe në katin e parë në faqen jug-lindore, jo me ndërprerjen e volumit, por me vendosjen e dritareve në këndin jug-lindor të objektit.
Veshja e fasadës është me tullë të kuqe.

Vila C

EN
As a secondary holiday house, Villa C provides ample space in a small footprint. The house is in a village close to Tirana. It is a compact two-floor house, able to accommodate up to 8 people. The ground floor is dedicated to the common areas with the living room, dining, and kitchen, while the first floor is for the family’s bedrooms. The guest bedroom is on the ground floor to provide more privacy to the guests. This bedroom is also separated from the common areas by the stairs. Despite its small surface area, all the rooms feel big and spacious because of the large amount of natural light throughout the day. The façade consists mainly of red bricks. This material evokes the traditional concept of a house to make this temporary house more homely. The roof is double sloped to emphasize the traditional aspect of a home. The two slopes are divided, leaving room for soft natural light from above to enter the rooms. The traditional feel of the house is intertwined with smooth contemporary elements. White plaster is used for these elements, quietly disrupting the red brick in the façade. In the western façade, a white rectangular extrusion breaks the roof, focusing the view on this element. In the interior, this extrusion is translated into the dining room and the master bedroom on the first floor. The dining room is the day-to-day room that connects all the people, so we wanted to focus on this activity, making it visible from the outside too. A large door opening from the dining area makes it easier to go in the space outside. The garden surrounding the house has several functions: parking, leisure, playground, and produce. The trees provide natural shade and privacy.
AL
Si një shtëpi pushimi dytësore, Villa C ofron hapësirë ​​të bollshme në një gjurmë të vogël. Shtëpia është në një fshat afër Tiranës. Është një shtëpi kompakte dykatëshe, në gjendje të mirëpresë deri në 8 persona. Kati përdhes është i dedikuar për hapësirat e përbashkëta me dhomën e ndenjes, ngrënien dhe kuzhinën, ndërsa kati i parë është për dhomat e gjumit të familjes. Dhoma e gjumit për mysafirë është në katin e parë për të siguruar më shumë privatësi për ta. Kjo dhomë gjumi gjithashtu ndahet nga vendet e përbashkëta me shkallët. Pavarësisht sipërfaqes së vogël, të gjitha dhomat ndihen të mëdha dhe të bollshme për shkak të sasisë së madhe të dritës natyrore gjatë gjithë ditës. Fasada përbëhet kryesisht nga tulla të kuqe. Ky material evokon konceptin tradicional të një shtëpie për ta bërë këtë shtëpi të përkohshme më shtëpiake. Çatia është e pjerrët në dy anë për të theksuar aspektin tradicional të një shtëpie. Të dy anët e çatisë janë të ndara, duke lënë hapësirë ​​për dritë të butë natyrore nga lart për të hyrë në dhoma. Ndjesia tradicionale e shtëpisë është e ndërthurur me elemente të lëmuara bashkëkohore. Suvaja e bardhë përdoret për këto elemente, duke ndërprerë me qetësi tullën e kuqe në fasadë. Në fasadën perëndimore, një nxjerrje e bardhë drejtkëndëshe thyen çatinë duke përqendruar pamjen në këtë element. Në brendësi, ajo përkthehet në dhomën e ngrënies dhe dhomën e gjumit në katin e parë. Dhoma e ngrënies është dhoma e përditshme që lidh të gjithë njerëzit, kështu që ne donim të përqendroheshim në këtë aktivitet, duke e bërë atë të dukshëm edhe nga jashtë. Një hapje dere nga zona e ngrënies e bën më të lehtë kalimin në ambjentet e jashtme. Kopshti që rrethon shtëpinë ka disa funksione: parkim, kohë të lirë, shesh lojërash dhe produkte perimesh. Pemët sigurojnë hije natyrore dhe privatësi.

VACATION HOME

EN

This is a traditional looking summer home with a splash of contemporary design. The request from the client was to have a cosy summer house to fit in the stone surrounding context of the old village of Piqeras in southern Albania. This was achieved by creating a traditional looking house cladded in natural stone. The ground floor of the house has a concrete block going through it which reminds viewers that this is a new home none the less. The top floor continues in stone and ends in a pitched roof.

The interior is divided into 2 floors with a connecting staircase in the middle. The ground floor has 3 bedrooms and a communal space which will usually function as an AIRBNB. This is why all bedrooms are en-suite. The upper floor is organised like a family apartment with a small balcony. The house also makes use of the surrounding garden enclosed by a stone wall. A narrow swimming pool is placed on one of the sides.

AL

Kjo është një shtëpi verore në dukje tradicionale, por me një element të fortë bashkëkohor. Kërkesa nga klienti ishte për te krijuar një shtëpi sa më të rehatshme që të përshtatej me ndërtesat e tjera në fshatin Piqeras, në jug të Shqiperisë. Kjo u arrit duke krijuar një shtëpi tradicionale të veshur me gur, por me një element gjeometrik betoni që i ndërthuret katit përdhe. Kati i sipërm vazhdon me veshje guri dhe mbyllet me një çati me 4 pjerrësi.

Interieri është i ndarë në 2 kate ku kati përdhe është menduar të jepet me qera javore në sezonet e pushimeve dhe është i ndarë në 3 dhoma me tualete të brendshme dhe një hapësire të përbashkët. Kati i sipërm është i organizuar si një apartmanet i vogël për 1 familje. Dy katet lidhen me anë të një shkalle qëndrore. Vila ka gjithashtu hapësira të jashtme të rrethuara me mur guri, që janë trajtuar si oborr. Në një pjesë të këtyre hapësirave është pozicionuar dhe një pishinë.