-1
archive,paged,tax-portfolio_category,term-housing,term-273,paged-4,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

XS Apartment

EN

The XS apartment project consists of the transformation of a small single bedroom apartment into a larger 3 bedroom apartment with a terrace. The new and improved apartment has an entrance of 7.5 m2, a open concept cooking and resting space of 42 m2, 2 bedrooms of 13 m2, 1 master bedroom of 24 m2, a couple of toilets and a terrace of 73 m2. The total area of the apartment is 138.4 m2.
This apartment is located on the top floor of a residential building and makes use of the entire terrace because of its strategic positioning. The material used inside mostly consist of natural stone, marble, wood and exposed concrete. An interesting feature of the apartment is the artificial lightning which remains suspended on metal rods.

AL

Apartamenti XS konsiston ne nje transformim arkitektonik te nje apartamenti 1 dhome e kuzhine, ne nje me te madh me 3 dhoma gjumi dhe nje veranda. Ky apartament i ri ka nje hyrje prej 7.5 m2, nje kuzhine gatimi dhe ndenje prej 42 m2, 2 dhoma gjumi nga 13 m2 secila, 1 dhome matrimoniale 24 m2, dy tualete dhe nje verande prej 73 m2. Siperfaqja totale e apartamentit eshte 138.4 m2.
Ky apartament ndodhet ne katin e fundit te nje pallati ndaj dhe ka mundesi te shfytezoje pjesen e tarraces si veranda. Materialet e perdorura brenda jane me se shumti gur natyral, mermer, dru dhe beton i lare. Nje prej elementeve me interesante te ketij apartamenti eshte gjithashtu ndricimi i varur ne kanalina hekuri.

H.V Apartment

EN

The apartment is part of a villa type building and is positioned on the last two floors. To suit the needs of the client this apartment is organized as a 3 + 1 loft where :on the first floor in the living area is positioned the living room, cooking space and a ceremonial dining space. In the night area are located two bedrooms. One of them has a toilet and wardrobe. On the terrace of the building is positioned a nucleus that contains the bedroom with toilet and a veranda type living room. Both floors are connected by a staircase, which serves as the compositional center of the interior of the apartment. It is also a source of natural light coming from the open ceiling covered with glass windows.
The materialization of the interior is a harmonious combination of wood (which is used in the furniture and flooring) as well as black marble mainly in the living and cooking area. The bedrooms are also treated with wooden furniture but with more neutral and calm colors.

AL

Apartamenti është pjesë e një objekti tip vile dhe është i pozicionuar në dy katet e fundit të saj. Për t’ju përshtatur nevojave të klientit, ky apartament është organizuar si një loft 3+1 ku në katin e parë në zonën e ditës pozicionohet ndejtja, dhoma e gatimit dhe një ngrënie ceremoniale. Në zonën e natës, janë pozicionuar dy dhomat e gjumit ku njëra prej tyre ka tualet dhe garderobë. Në taracën e objektit është pozicionuar dhe një nukël që përmban dhomën e gjumit me tualet dhe një ndejtje tip verandë. Të dy katet lidhen me një shkallë, e cila është trajtuar si qendra kompozicianale e brendisë së apratamentit. Ajo është trajtuar dhe si një burim i dritës natyrale që vjen nga tavani i hapur i mbuluar me vetratë xhami.
Materializimi i brendisë është një kombinim i harmonizuar i drurit në dukje i cili është përdorur në mobilim dhe shtrim me parket si dhe mermeri i zi kryesisht në zonën e ndejtjes dhe gatimit . Dhomat e gjumit janë trajtuar gjithashtu me mobiljet e drurit, por me ngjyra më neutrale dhe të qeta.

Apartment H

EN

Apartment H is a comfortable and spacious living space for two people in the capital of Albania, Tirana. The apartment is conceived as an open space, with living, cooking, wardrobe and sleeping spaces half-open to each other, with the possibility of closure thanks to the movable panels.
Only the perimeter of the apartment stays fixed, while its interior is built as furniture with openings and closings, allowing clean, uniform and minimal wall pages. Almost all surfaces have light and calm colors, while the black ceiling contrasts the rest of the interior, increasing the framing of spacious spaces and making them warmer and more intimate.
The itineraries of movement inside the apartment are numerous. Viewing angles are rich. The presence of quality and time-resistant materials, together with the light aesthetics and the organized emptiness, make the environment not only cozy, but also luxurious in the sense of the enjoyment of the space.

 

AL

Apartamenti H është një hapësire komode dhe e bollshme për jetesën e dy personave në kryeqytet. Apartamenti është konceptuar si open space, me hapësirat e qëndrimit, gatimit, garderobës dhe gjumit gjysmë të hapura me njëra-tjetren, me mundësine e mbylljes falë paneleve të levizshme.
Vetëm perimetri i apartamentit qëndron fiks, ndërsa brendesia e tij është konceptuar dhe realizuar si mobilje me hapje dhe mbyllje, duke lejuar faqe muri të pastra, uniforme dhe minimale. Nëse thuajse të gjitha sipërfaqet janë me ngjyra të hapura dhe të qeta, tavani kontraston pjesën tjetër të interierit, duke kornizuar hapësirat e bollshme dhe duke i berë më të ngrohta dhe intime.
Itineraret e levizjes brenda apartamentit janë të shumta. Këndet e shikimit janë të pasura dhe të shumëllojshme. Prania e materialeve cilësore dhe rezistente në kohë, së bashku me estetikën e lehtë dhe boshin e organizuar, e bejnë ambjentin jo vetëm komod, por edhe luksoz në sensin e shijimit të hapësirës.

AIRBNB INTERIOR

EN

This project is an apartment interior in the New Bazaar. The apartment is intended for Tirana’s visitors who will be renting it via airbnb.
The house consists of a cosy bedroom, a utilitarian bathroom, a small kitchen with open shelving to keep things on display, a living room that can also be turned into a bedroom and a big balcony with a great view from the Bazaar.
The house’s interior focuses in the fulfillment of the inhabitant’s needs and comfort. Many of the textures attached to certain surfaces are referenced in Albania’s ethnic symbology. The chosen colors and materials are intended to create a warm environment as well as turn the stay in an authentic experience.

 

AL

Ky apartament është një projekt interieri në zonën e Pazarit të Ri. Apartamenti është projektuar për vizitorë që do e prenotojnë nëpërmjet airbnb.
Projekti përfshin një dhomë të rehatshme, një tualet utilitar, një kuzhinë të vogël dhe me rafte të hapura për t’i mbajtur objektet në dukje, një hapësirë ndenje që mund të shfrytëzohet edhe si zonë nate dhe një ballkon të madh me pamje nga Pazari.
Projekti synon të krijojë një ambient të rehatshëm dhe funksional për përdoruesit. Disa nga teksturat e përdorura në objekte ose mobilje referohen në simbole etnike . Ngjyrat dhe materialet e zgjedhura përpiqen të krijojnë një atmosferë të ngohtë dhe mikpritëse për ta kthyer qëndrimiin në përvojë autentike.

ARMALDI’S APARTMENT

EN

Working on an interior design is playful and colourful. The same process applies in this apartment. The main feature of this design is the TV stand that also serves as a division between the living area and the corridor. The apartment has 3 bedrooms which are positioned on the south side, 2 toilets, 1 laundry room and a big balcony.
There is an open space living, cooking and dining area. The main natural light comes from the floor to ceiling windows positions on the south and eastern side of the apartment. The colours of the furnishing complement the bright atmosphere. The rooms have ample space to move about and circulation is easy throughout the apartment.

AL
Dizajni i nje interieri eshte nje process i kendshem plot ngjyra, si ne kete apartament. Elementi me I rendesishem i ketij apartamenti eshte mobilja e televizorit e cila sherben dhe si ndarese midis pjeses se dhomes se ndenjes dhe korridorit. Apartamenti ka 3 dhoma te pozicionuara ne jug, 2 tualete, 1 lavanderi dhe nje ballkon te madh.
Kuzhina e gatimit, ambienti i ndenjes dhe i ngrenies jane kombinuar ne nje hapesire te perbashket. Drita natyrore hyn ne apartament nepermjet pjeses jugore dhe lindore nga dritaret me gjatesi dysheme tavan. Ngjyrat e interierit jane te hapura dhe te qeta. Dhomat kane hapesire te mjaftueshme per te qarkulluar dhe levizja ne apartament eshte e lirshme.

K.H Villa

EN
This project is an individual two-storey villa positioned on a 500 m^2 site. The intervention consists of a reconceptualization of the facade and the addition of one storey and a basement. The upper floors of the building will be used as housing units, while the ground floor will have a commercial function. The residential floors are organized as two apartments, where each of them offers the necessary spaces for its inhabitants. The first two floors retain the same area, while the top floor is smaller and has a veranda. Because of its function, the ground floor, is more transparent and gets the light by its big windows. The materialization of the building is a harmonious combination of clean surfaces with white and gray textured plaster and transparent glass panels. Since the building is located on a sloped terrain, the site is organized with green terraces.
AL
Objekti në studim është një vilë individuale dykatëshe e pozicionuar në një truall me siperfaqe 500 m^2. Është propozuar një rikonceptim i fasadës, shtimi i një kati si dhe një podrum nën sipërfaqen e sistemimit. Katet e sipërme të objektit do të përdoren për banim ndërsa kati përdhe do të ketë funksion shërbimesh. Katet e banimit janë të organizuara si dy apartamente ku secili prej tyre ofron hapsirat e nevojshme për banorët. Dy katet e para ruajnë të njëjtën sipërfaqe ndërsa kati i fundit ka një përshkallëzim në formën e verandës si rezultat i kushteve urbanistike. Nisur nga funksioni, kati përdhe ndryshe nga katet e tjera është më transaparent dhe i ndriçuar maksimalisht me çarje dysheme-tavan. Materializimi i objektit është një kombinim i harmonizuar i sipërfaqeve të pastra me material grafiato të bardhë dhe gri, me vetratat transparente të xhamit duke e bërë atë një objekt bashkëkohor. Duke qenë se objekti vendoset në një terren të pjerrët, ky terren është i organizuar me tarraca të gjelbëruara.

Family Home DM

EN

This project is a 2 storey single family house. It sits on a populated street in Tirana and faces north towards the street. The property is protected by a tall wall designed as a continuation of the façade. The external envelope of the building is covered in red brick cladding. The openings are wide and allow plenty of natural light to penetrate the rooms.
The interior is organised as a duplex apartment, where the living room and kitchen are placed on the ground floor while the 3 sleeping quarters are located on the first floor. The surrounding space is divided between the car park area and a small patio that can be accessed internally through the kitchen. The whole project is designed as a single small factory where spaces flow within each other.

AL

Ky projekt është një shtëpi familjare në Tiranë e orientuar me hyrjen nga rruga kryesore në veri. Prona është rrethuar me një mur të lartë i dizenjuar si vazhdimësi e fasadës. Të gjithë muret e jashtme janë veshur me tulla qeramike. Çarjet janë lënë të mëdha në mënyrë që të hyjë sa më shumë dritë natyrale në ambientet e brendshme.

Interieri është organizuar si një apartament dupleks ku kati përdhe është kuzhinë dhe hapësirë ndenjeje ndërsa 3 dhomat janë vendosur ne katin e parë. Hapësira e jashtme është menduar për pjesën e parkimit dhe një verandë qe aksesohet nga kuzhina. Projekti është parë si një kompleks ku hapësirat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.

Villa KDA

EN
Vila KDA is located in Mjull Bathore, Tiranë in a semi rural setting, sorrounded by agricultural land. The villa is designed to host two families. The villa is 3 floors high with a basement and two main entrances which face the street, and an entrance with a ramp which is used for acessing the underground floor. On the basement floor there are two seperate laundry rooms that are each in function to the respective apartments. Day functions – the living room and kitchen are distributed on the ground floor for each of the apartments, as well as the toilet units. By means of stairs positioned near the entrance the owners can access the second floor, where the night functions are proposed – a matrimonial bedroom with it’s own toilet and two bedrooms for the children that share the toilet on the ground floor. The third floor is simultaneously the exit for the terrace, as well as a shared space for both families. The third floor, unlike the rest of the building, which has been treated with light-colored brick facade, has been proposed with corrugated cast concrete. This volume has an integrated small kitchen, and a glass facade that allows the volume to function as semi open space.
AL
Vila KDA ndodhet në Mjull, Bathore në një mjedis gjysmë rural, rrethuar nga tokë bujqësore. Vila shërben si banesë për dy familje, ku çdo sipërfaqe është e projektuar të funksionojë në mënyrë të njëjtë për të dyja familjet. Vila është 3 kate e lartë me një kat nëntokë, me dy hyrje kryesore të cilat shohin nga rruga, dhe një hyrje me rampë e cila shërben për lëvizjen dhe parkimin e makinave në katin nëntokësor. Në katin nëntokë janë projektuar gjithashtu dy dhoma lavanderie të ndara, të cilat janë në shërbim të secilës prej banesave. Në katin përdhe janë shpërndarë funksionet e ditës – dhoma e ndenjes dhe kuzhina për secilën prej banesave, si dhe një nyje higjenosanitare. Me anë të shkallëve të pozicionuara pranë hyrjes banorët aksesojnë katin e dytë, ku janë projektuar funksionet e natës, specifikisht një dhomë gjumi matrimoniale me tualet të veçantë për dhomën, dhe dy dhoma gjumi për fëmijët me tualetin e përbashkët në katin e parë. Kati i tretë është njëkohësisht dalja për në taracë, si dhe hapsira e përbashkët për të dyja familjet. Kati i tretë, ndryshe nga pjesa tjetër e objektit e cila është trajtuar me fasadë me tulle të me ngjyrë të çelët, është i propozuar me beton të hedhur në formë të valëzuar. Ky volum ka një kuzhinë të vogël të integruar, dhe fasadë xhami që e lejon volumin të kthehet në hapsirë gjysmë të mbyllur.

Vila Tresa

EN

This project includes 2 individual residential villas which are located in Sauk. The total area of ​​a villa is 146 square meters.
The kitchen, living and dining room are on the ground floor, whereas the main bedrooms are on the first floor. Each storey has a toilet.
The building has a simple volume, with windows as high as the floors. On the ground floor, the entrance is on the east side of the building. The entrance of the building is emphasized by removing a part of the volume. A similar effect was created on the first floor as well, on the south-east side of the building, through big windows.The cladding of the facade is red brick.

AL

Në këtë projekt përfshihen 2 vila individuale banimi të cilat ndodhen në Sauk. Sipërfaqa totale e një vile është 146 m2.
Shpërndarja e funksioneve është e tillë që hapësira e ndenjes, ngrënies, gatimit dhe një dhomë gjumi janë në katin përdhe, ndërsa dhomat e tjera të gjumit në katin e parë. Secili kat ka nga një tualet.
Volumi i ndërtesës është i pastër dhe thyhet vetëm nga çarjet në fasadë të cilat janë sa lartësia e katit. Në katin përdhe, hyrja bëhet në faqen lindore të ndërtesës. Këtu, edhe volumi i ndërtesës tërhiqet për ta theksuar hyrjen. Një efekt i ngjashëm është krijuar edhe në katin e parë në faqen jug-lindore, jo me ndërprerjen e volumit, por me vendosjen e dritareve në këndin jug-lindor të objektit.
Veshja e fasadës është me tullë të kuqe.

Vila C

EN
As a secondary holiday house, Villa C provides ample space in a small footprint. The house is in a village close to Tirana. It is a compact two-floor house, able to accommodate up to 8 people. The ground floor is dedicated to the common areas with the living room, dining, and kitchen, while the first floor is for the family’s bedrooms. The guest bedroom is on the ground floor to provide more privacy to the guests. This bedroom is also separated from the common areas by the stairs. Despite its small surface area, all the rooms feel big and spacious because of the large amount of natural light throughout the day. The façade consists mainly of red bricks. This material evokes the traditional concept of a house to make this temporary house more homely. The roof is double sloped to emphasize the traditional aspect of a home. The two slopes are divided, leaving room for soft natural light from above to enter the rooms. The traditional feel of the house is intertwined with smooth contemporary elements. White plaster is used for these elements, quietly disrupting the red brick in the façade. In the western façade, a white rectangular extrusion breaks the roof, focusing the view on this element. In the interior, this extrusion is translated into the dining room and the master bedroom on the first floor. The dining room is the day-to-day room that connects all the people, so we wanted to focus on this activity, making it visible from the outside too. A large door opening from the dining area makes it easier to go in the space outside. The garden surrounding the house has several functions: parking, leisure, playground, and produce. The trees provide natural shade and privacy.
AL
Si një shtëpi pushimi dytësore, Villa C ofron hapësirë ​​të bollshme në një gjurmë të vogël. Shtëpia është në një fshat afër Tiranës. Është një shtëpi kompakte dykatëshe, në gjendje të mirëpresë deri në 8 persona. Kati përdhes është i dedikuar për hapësirat e përbashkëta me dhomën e ndenjes, ngrënien dhe kuzhinën, ndërsa kati i parë është për dhomat e gjumit të familjes. Dhoma e gjumit për mysafirë është në katin e parë për të siguruar më shumë privatësi për ta. Kjo dhomë gjumi gjithashtu ndahet nga vendet e përbashkëta me shkallët. Pavarësisht sipërfaqes së vogël, të gjitha dhomat ndihen të mëdha dhe të bollshme për shkak të sasisë së madhe të dritës natyrore gjatë gjithë ditës. Fasada përbëhet kryesisht nga tulla të kuqe. Ky material evokon konceptin tradicional të një shtëpie për ta bërë këtë shtëpi të përkohshme më shtëpiake. Çatia është e pjerrët në dy anë për të theksuar aspektin tradicional të një shtëpie. Të dy anët e çatisë janë të ndara, duke lënë hapësirë ​​për dritë të butë natyrore nga lart për të hyrë në dhoma. Ndjesia tradicionale e shtëpisë është e ndërthurur me elemente të lëmuara bashkëkohore. Suvaja e bardhë përdoret për këto elemente, duke ndërprerë me qetësi tullën e kuqe në fasadë. Në fasadën perëndimore, një nxjerrje e bardhë drejtkëndëshe thyen çatinë duke përqendruar pamjen në këtë element. Në brendësi, ajo përkthehet në dhomën e ngrënies dhe dhomën e gjumit në katin e parë. Dhoma e ngrënies është dhoma e përditshme që lidh të gjithë njerëzit, kështu që ne donim të përqendroheshim në këtë aktivitet, duke e bërë atë të dukshëm edhe nga jashtë. Një hapje dere nga zona e ngrënies e bën më të lehtë kalimin në ambjentet e jashtme. Kopshti që rrethon shtëpinë ka disa funksione: parkim, kohë të lirë, shesh lojërash dhe produkte perimesh. Pemët sigurojnë hije natyrore dhe privatësi.