-1
archive,tax-portfolio_category,term-business,term-85,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

AUTOPASION

EN

The challenge in designing this industrial complex lies in combining different functions like showroom, office and storage, creating a well-connected urban façade with the existing context. The project extends along the important road axis, the Tirana-Durrës highway, and is the first space of this nature for the investor.
Conceptually, the building consists of 5 volumes as a result of functional division in the object. The showroom is positioned on the main façade as the highest and the most transparent volume, while the 4 objects come immediately after it, lower and more opaque.
There are 2 treatments in the conception of the facade. The volume on the main façade has a more monumental dimension than the rest of the building, due to the direct impact it has from the road axis. The use of transparent glass and elegant structures with metal elements prevails. Meanwhile, in other facades, prefabricated concrete panels dominate, fragmented with longitudinal windows which vary in width. Their combination is random and follows only one rule, that of the continuity of the rhythm of the panels in verticality.

AL

Sfida në projektimin e këtij kompleksi industrial qëndron në ndërthurjen e funksioneve të ndryshme si showroom, zyra dhe magazimin, duke krijuar një fasadë urbane të mirë-lidhur me kontekstin ekzistues. Projekti shtrihet përgjatë aksit të rëndësishëm rrugor, autostradës Tiranë-Durrës, dhe është hapësira e parë e kësaj natyre për investitorin.
Në koncept, volumi në tërësi përbëhet nga 5 volume si rrjedhojë e ndarjes funksionale në objektit. Showroom-i është pozicionuar në fasadën kryesore si volum më i larte dhe më transparent, ndërkohë që 4 objektet vijnë menjëherë pas tij, më të ulet dhe më opak.
Dallohen 2 trajtime në konceptimin e fasadës. Volumi në fasadën kryesore ka dimension më monumental se pjesa tjetër e objektit, si pasojë e impaktit direkt që ka nga aksi rrugor. Mbizotëron përdorimi i xhamit transparent dhe struktura elegante me elementë metalike. Ndërkohë, në fasadat e tjera, dominojnë panelet e parapergatitura prej betoni, të fragmetuara me dritare gjatësore të cilat variojnë në gjerësi. Kombinimi i tyre është rastësor dhe ndjek vetëm një rregull, atë të vazhdimësise së ritmit të paneleve në vertikalitet.

ALTURA RESIDENCE

EN
‘Altura’ is a 19 storey residential and service building in the sub-unit G24 of Tirana’s New Boulevard, near its Central Park.
The buildings’ service units are located on the ground, first, second and eleventh floor, while the rest of them are primarily housing. The residential units have different typologies and are adapted to the volume of the building. A concept applied to all of them is the implementation of a perimetral stripe in which balconies or extra interior spaces are placed, the function of which is determined by the residents. This bandage has the same dimension in every floor, but the distribution of balconies is different so as to create more options for the users to choose from.
Another element of particular importance for this building are the public spaces. The terraces of the building are designed to be used by the residents for different activities. Furthermore, the stair blocks have common balconies to enhance community interactions.
Finally, the building consists of a double facade. The first layer is a reflection of the internal organization of the apartments, while the second layer is a concrete grid that unifies the different volumes, but also places a common unit in the organization of the apartments. The service floors, also have 2 different layers on the facade, where the first is a continuous glass window while the second is a colonnade with concrete arches that joins the service floors and creates a different language from the living, while applying the same concept. Floors 2 & 11 wihch host services, are kept simple, with continuous glass facades that emphasize the volumetric varieties of the building.
AL
‘Altura’ është një objekt banimi dhe shërbimi 19 kate në nënnjësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.
Objekti ka njësitë e shërbimit të vendosura në tre katet përdhe dhe katin e njëmbëdhjetë, ndërsa katet e tjera kanë funksion parësor banimin. Njësitë e banimit janë përshtatur me volumetrinë e objektit dhe janë të tipologjive të ndryshme. Një koncept i aplikuar në gjithë njësitë e banimit është krijimi i një fashe perimetrale, ku janë vendosur ballkonet ose hapësira të brendshme ekstra, funksionin e të cilave banorët e përcaktojnë vetë. Nga kati në kat, kjo fashë ka të njëjtin dimension, por shpërndarje të ndryshme të ballkoneve për të krijuar sa më shumë opsione apartamentesh për përdoruesit.
Një element tjetër me rëndësi të veçantë për këtë objekt, janë hapësirat publike. Taracat e ndërtesës janë projektuar për të qenë të shkrytëzueshme nga banorët. Për më tepër, blloqet e shkallëve kanë ballkone të përbashkëta për të përforcuar ndërveprimet e komunitetit.
Së fundmi, objekti përbëhet nga një dopio fasadë. Shtresa e parë është reflektim i organizimit të brendshëm të banesave, ndërsa shtresa e dytë është një grid betoni që unifikon volumetritë e ndryshme, por vendos edhe një njësi të përbashkët në ndarjet e apartamenteve. Katet e shërbimeve, gjithashtu, kanë 2 shtresa të ndryshme në fasadë, ku e para është një vetratë xhami e vazhduar ndërsa e dyta është një kolonadë me harqe betoni që bashkon katet e shërbimit si dhe krijon një gjuhë të ndryshme nga banimi, pavarësisht aplikimit të të njëjtit koncept. Katet 2 & 11 në të cilat ka shërbime, janë lënë të pastra, me fasada xhami të vazhduara që theksojnë ndarjen volumetrike të objektit.

ROUND CORNER

EN

‘Round Corner’ is a mixed-function establishment which will be located in Tirana’s New Boulevard. The building has an open plan as it is demanded to keep the functionality flexible. The structural columns are placed in such a way that maximizes the parking spots as well as provide various functional options (service units on the ground floor and office spaces, housing modules or hotel rooms in the other storeys).The building envelope emphasizes the aim to keep it it flexible, as it is a continuous glass facade with balconies that are attached to it. The structural columns are placed in a distance from the facade. Furthermore, it was required a continuum between this building and the one right next to it, which was achieved by adapting the railings to the heights of the different sections of the glass-concrete facade of the existing establishment. The building has one  underground level for parking spaces which is accessed by an automobile elevator on the ground floor on the north facade. The entrance for its inhabitants is on the west side, while the ground floor is accessed on the west and south side, which are near the main streets.

AL

‘Round Corner’ është një ndërtesë me funksione mikse, e cila do të vendoset në Bulevardin e Ri të Tiranës. Ndërtesa ka një plan të hapur për të mbajtur funksionalitetin fleksibël. Kolonat strukturore vendosen në një mënyrë të tillë që maksimizon vendet e parkimit, si dhe ofrojnë mundësi të ndryshme për organizimin funksional (njësi shërbimi në katin e parë dhe hapësira zyrash, rezidenciale ose hoteleri në katet e tjera). Fasada e ndërtesës thekson qëllimin për ta mbajtur atë fleksibël, pasi është një fasadë xhami e vazhduar me ballkone që i janë bashkangjitur. Kolonat strukturore vendosen në distancë nga perimetri i ndërtesës. Për më tepër, është realizuar një vazhdimësi ndërmjet kësaj ndërtese dhe atë pranë saj, e cila u arrit duke përshtatur parapetin me lartësitë e seksioneve të ndryshme të fasadës prej betoni & xhami të ndërtesës ekzistuese. Ndërtesa ka një kat nëntokë për vende parkimi, e cila aksesohet nga një ashensor për automjete në katin përdhe, në fasadën veriore. Hyrja për banorët është në anën perëndimore, ndërsa kati përdhe aksesohet përgjatë rrugëve kryesore në anën jugore dhe perëndimore.

USLUGA GATE TIRANA

EN

Usluga Gate Tirana is a building with mixed functions, located in Tirana’s New Boulevard. The upper floors will host several services, while the two underground storeys will be used for parking.
The volume of the building diminishes twice, creating two terraces in the north and west facade. These terraces will encourage social interraction between the users of the spaces. The stair block and elevator are on the east side.
Plans are open, in order to enable flexibility in functions. The façade is simple, with high windows that go from floor to ceiling. Some of these units can be opened and some not. The facade cladding is etalbond.

AL

Usluga Gate Tirana është një ndërtesë me funksione mikse, në Bulevardin e Ri. Shpërndarja e aktiviteteve është e tillë që 2 katet nëntokë janë parkim, dhe katet mbi tokë do jenë shërbime të ndryshme.
Volumetria e objektit shkallëzohet çdo 2 kate duke ofruar ballkone të mëdha të cilat do shërbejnë si hapësira që stimulojnë ndërveprimin social. Blloku i shkallëve dhe ashensorit janë në faqen lindore.
Planimetritë janë të hapura, në mënyrë që të mundësojnë fleksibilitet në funksione. Fasada është e pastër, me çarje që shkojnë nga dyshemeja në tavan. Disa prej tyre janë të hapshme dhe disa jo. Veshja e fasadës është bërë me etalbond.

NORD KONSTRUKSION RESIDENCE

EN

This residential and commercial building has a volume characterized by successive terraces resulting from urban planning rules with the longer side of the volume parallel with the main street. Commercial spaces are on the ground floor and residential units are on the upper floors. The latter have varied typologies: 1+1 ; 2+1 and 3+1 duplex. Parking space for the residential and commercial units is on the two underground floors.
The materials used in the facade are plaster and ceramic tiles. The plaster technique used is known as graffiato. It provides a semi-rough surface that is durable and easy to maintain. The ground floor and the last two upper floors are covered with ceramic tiles, creating a ventilated facade. This facade is also durable, used here to provide visual contrast and play in the elevations. Despite the difference in materials, thermal insulation continues throughout the building, to provide maximum comfort. A distinctive feature of the building is the use of french balconies. Along with the terraces, the french balconies create a “step by step” effect which is accentuated by the facade materials.

AL

Kjo ndërtesë banimi dhe tregtare ka një vëllim të karakterizuar nga tarraca të njëpasnjëshme të rrjedhura nga rregullat e urbanistikës me anën më të gjatë të vëllimit paralel me rrugën kryesore. Ambjentet komerciale janë në katin përdhes dhe njësitë e banimit janë në katet e sipërme. Këto të fundit kanë tipologji të ndryshme: 1+1 ; 2+1 dhe 3+1 dupleks. Vend parkimi për njësitë rezidenciale dhe tregtare është në dy katet nëntokë.
Materialet e përdorura në fasadë janë suvaja dhe pllaka qeramike. Teknika e suvasë e përdorur njihet si grafiato. Ofron një sipërfaqe gjysëm të ashpër që është e qëndrueshme dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur. Kati përdhes dhe dy katet e fundit janë të veshura me pllaka qeramike duke krijuar një fasadë të ventiluar Kjo fasadë është gjithashtu e qëndrueshme, e përdorur këtu për të siguruar kontrast vizual në fasadë. Pavarësisht diferencës në materiale, termoizolimi vazhdon në të gjithë ndërtesën, për të ofruar rehati maksimale. Një tipar dallues i ndërtesës është përdorimi i ballkoneve franceze. Krahas tarracave, ballkonet franceze krijojnë një efekt “hap pas hapi” i cili theksohet nga materialet e fasadës.

Tirana West Park

The project takes place in a new polarity of the city of Tirana. A strategic area and with very good access but not exploiting its potential yet. This project idea
aims to create a neighborhood, with all the qualities that one should have. A neighborhood which is attractive to the city through the businesses in it, but also a neighborhood for its quality of life.

A new neighborhood finds it difficult to create the urban mix and ingredients. This project is about different uses rather than monostructure, it is about heterogeneous groups that will use it rather than
homogeneity, has to do with the diversity of functions, structures in it, spaces for the community etc, because in the end the residents and future users will be different. The size of the complex gives us the opportunity to create a neighborhood that is adapted,changed, conceived such that it is not necessary to choose social groups. economic or primary functions, but integrates them all together for what will be a polarity, a new identity, a new neighborhood of Tirana.

MACCAFERRI BALKANS

EN
Maccaferri is a global company with more than 70 subsidiaries operating in 5 continents with an onsite prensence in more than 100 countries and over 3000 employes. Their field of specialty are Gabions which have dramtically changed civil engineering’s landscape. Maccaferri offices in Albania is one of the onsite offices of Maccaferri in the Ballkans. Their office is located in Kashar, consisting of 3 separate buildings in which different operations are carried to reach the final product. One of the building will harbor the administration which handles management of the logistical and fininancial parts of the process. For this we have proposed an area of 950 m2 occupated by offices on the ground floor of the bulding near the entrance. Upon enetering we are faced with the reception and a big hall that serves a dual purpose by transitioning into an exibit space for the products. The main office space is an open space office concept which integrated several different functions from employees in one single shared area. For positions that remain in need of a solo office such as HR or the Managaer, we have proposed seperate spaces outside of the shared environment. The rest of the space is attibuted to utilities and changing rooms for the employees.
AL
Maccaferri është një kompani globale me më shumë se 70 filiale që operojnë në 5 kontinente me një prani në vend në më shumë se 100 vende dhe mbi 3000 të punësuar. Fusha e tyre e specialitetit janë Gabionët të cilët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike peizazhin e inxhinierisë civile. Zyrat Maccaferri në Shqipëri janë një nga zyrat e Maccaferrit në Ballkan. Zyra e tyre ndodhet në Kashar, e përbërë nga 3 godina të veçanta në të cilat kryhen operacione të ndryshme për të arritur produktin përfundimtar. Njëra prej ndërtesave do të strehojë administratën e cila merret me menaxhimin e pjesëve logjistike dhe financiare të procesit. Për këtë ne kemi propozuar një sipërfaqe prej 950 m2 të zënë nga zyra në katin përdhes të pallatit pranë hyrjes. Me të hyrë përballemi me recepsionin dhe një sallë të madhe që i shërben një qëllimi të dyfishtë duke kaluar në një hapësirë ​​ekspozite të produkteve. Hapësira kryesore e zyrës është një koncept zyre e hapur që ka te integruar disa funksione të ndryshme nga punonjësit në një zonë të vetme të përbashkët. Për pozicionet që mbeten në nevojë për një zyrë të vetme si HR ose Managaer, ne kemi propozuar hapësira të veçanta jashtë mjedisit të përbashkët. Pjesa tjetër e hapësirës i kushtohet shërbimeve komunale dhe dhomave të zhveshjes për punonjësit.

365 Studio Apartments

EN
The ‘Studio Apartments 365’ project consists of 10 mini-spaces which are functional for both a one-day stay as well as a longer duration. Functionally wise this project is a hotel. The rooms are divided into two floors. The first floor consists of a living room, kitchen and toilet, while on the second floor is the sleeping area. The connection of the floors is made through the stairs. In this space there is an atrium which gives the feeling of a larger room. The access to the room is provided by a corridor that receives light from both sides. The rooms are also distinguished by their colors. All the units have similar designs, but different colors that differentiate them from each other.
AL
Projekti ‘Studio Apartments 365’ përbehet nga 10 mini hapësira të cilat janë funksionale si për qëndrim një ditor ashtu dhe për nje kohëzgjatje më të madhe. Funksioni i tyre është hoteleri. Dhomat janë të ndara në dy kate. Kati i parë përbëhet nga hapësira e ndenjes, gatimit dhe e tualetit, ndërsa në katin e dytë ndodhet hapësira e fjetjes. Lidhja e kateve kryhet me anë të shkallëve. Në këtë hapësirë gjendet dhe një atrium i cili jep ndjesinë e një dhome më të madhe. Aksesi ne dhoma kryhet nga një korridor që merr dritë nga të dyja krahët. Njësitë dallohen edhe nëpërmjet ngjyrave të cilat janë përdorur. Dhomat dhe hapësirat e ndenjes kanë design të ngjashëm, por ngjyra të ndryshme që i dallojnë nga njëra tjetra.


HABURGER

EN
This interior is dedicated to the second shop of Haburger, hamburger brand based in Tirana. The plan layout is particular because of the narrow shape. This characteristic is rather seen as a strong point when combined with the geometry of the arches. The usage of the oak wood, combined with the red ceiling and visible ducts and lighting fixtures, gives a retro atmosphere to the place. Each arch stands like a stage, dedicated to seating and enjoying the food. Light and shadows emphasize beautifully each stage.The kitchen is placed at the end of the plan, partially visible as a glass box at the end of the vision trajectory. The whole interior manifests as a temple of the product served at the shop.
AL
Ky interier i dedikohet dyqanit të dytë të Haburger, brand hamburgeri në Tiranë. Shtrirja e planit është e veçantë për shkak të formës së ngushtë dhe gjatësore. Kjo karakteristikë shihet si një pikë e fortë kur kombinohet me gjeometrinë e harqeve. Përdorimi i drurit të lisit, i kombinuar me tavanin e kuq, tubat e dukshme të ventilimit dhe pajisjet e ndriçimit, i japin vendit një atmosferë retro. Çdo hark qëndron si një skenë, kushtuar uljes dhe shijimit të ushqimit. Drita dhe hijet theksojnë bukur secilin spot qëndrimi. Kuzhina është vendosur në fund të planit, pjesërisht e dukshme si kuti qelqi në fund të trajektores së shikimit. E gjithë brendësia manifestohet si tempull i produktit që shërbehet në dyqan.

Le Bazal

EN

The project of this bar & restaurant consists in creating some special facilities that are easily connected to each other. The primary spaces are: the main courtyard, bar, restaurant and backyard.
The main outer courtyard has direct contact from the street, it also offers partial coverage with the metal structure covered with transparent glass, which is open at certain times of the year. The main function is the bar, but the space can be adapted to different activities.
The bar is the focal point that links the outside courtyard with the restaurant. The connection is made stronger by means of decorative elements such as lighting, textures, materials and colors used.
The restaurant has suitable spaces such as booths and the outer backyard which is a more secluded area, where the greenery is intertwined with the design.
The backyard offers a more intimate dining space, away from the noise and in the uncovered natural environment.
The restaurant is connected to the backyard by an arcade. This arcade creates a game of different shadows depending on the natural lighting while adding a different experience to the users of the space.

AL

Projekti i këtij bar-restoranti konsiston në krijimin e disa ambienteve të vecanta që lidhen lehtësisht me njëri-tjetrin. Hapësirat kryesore janë: oborri i jashtëm, bari, restoranti dhe oborri i pasëm.
Oborri i jashtëm kryesor ka kontaktin direkt nga rruga, ofron mbulim të pjesshëm me strukturën metalike të veshur me xham transparent, e cila në periudha të caktuara të vitit është e hapur. Funksioni kryesor është bari, por që mund të përshtatet me aktivitete të ndryshme.
Bari është pika fokale që lidh oborrin e jashtëm me pjesën e restorantit. Lidhja bëhet më e fortë me anë të elemetëve dekorativë siç janë ndriçuesit, teksturat, materialet dhe ngjyrat e përdorura.
Restoranti ka hapësira të përshtatshme siç janë booth-et dhe oborri i jashtëm i pasëm i cili është një zonë më e veçuar, ku është ndërthurur gjelbërimi me pjesën e dizajnit.
Oborri i pasëm, ofron një hapësirë më intime për ngrënie, larg nga zhurmat dhe në ambient natyral të pambuluar.
Nga restoranti te ky oborr kalohet përmes një harkade të çrregullt. Kjo harkadë krijon një lojë hijesh të ndryshme në varësi të ndriçimit natyral duke ofruar një eksperiencë të shtuar për përdoruesin.