-1
archive,paged,tax-portfolio_category,term-housing,term-273,paged-3,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

RED BRICK RESIDENCE 462

EN
The building has mixed functions, residential and service units with a height of seven and eight floors above ground and two floors underground. The services are concentrated on the ground floor and have a surface of about 765 m². The object is located in Tirana on “Kahreman Ylli” Street, where the longest side is oriented. The service units are facing the street where there is a flow of movement, while the residents’ entrance and the entrance to the parking lot, the stair/elevator block and the electrical cabin are located at the back. From the first floor to the seventh floor, the building is residential.There are 8 apartments on each the floor. Each of the apartments has ample space and at least one loggia. The object has a regular geometric shape, with right angles and without going outside the contour of the facade. The spot has a section width of 16 and 18 m and a length of 46 m. The facade of the building is designed with brick cladding, thus making a volume connection. To make a difference, the soles of the lodges have been treated with black metal coating. Likewise, the parapets will have black metal elements.
AL
Objekti ka funksion miks, banimi dhe shërbimi me nje lartesi prej shtatë dhe tetë katesh mbi tokë dhe dy kate nëntoke. Shërbimet janë të përqëndruara në katin përdhe dhe kanë një sipërfaqe të pastër rreth 765 m². Objekti ndodhet në Tiranë ne Rrugën “Kahreman Ylli” sipas së cilës ka të orientuar dhe faqen më të gjatë. Jo pa qëllim shërbimet janë të pozicionuara me pamje nga rruga me fluks lëvizje, ndërkohë që hyrja e rezidentëve dhe hyrja në parkim, blloku shkallë/ashensor dhe kabina elektrike janë të vendosura në pjesën e pasme. Nga kati i parë deri në katin e shtatë objekti ka funksion rezidencial. Kati tip përsëritet në gjashtë kate dhe ka 8 apartamente në kat. Secili nga apartamentet ka hapësirë të bollshme dhe minimalisht nga një llozhë. Objekti ka një formë të rregullt gjeometrike, me kënde të drejta dhe pa dalje jashtë konturit të fasadës. Nje formë e tillë kondicionohet dhe nga konteksti urban përreth si dhe forma e pronësisë. Njolla ka nje gjerësi seksioni 16 dhe 18 m si dhe një gjatësi 46m . Fasada e objektit është e konceptuar me veshje tulle, duke bërë kështu një lidhje të volumit. Për të bërë një diferencim, soletat e llozhave, janë trajtuar me veshje metalike të zezë. Po ashtu dhe parapetetet do jenë me elemente metalik me ngjyrë të zezë.

RED BRICK RESIDENCE 28

EN

The residence is located near New Bulevard and icludes a series of family apartments. Public spaces outside and on the top floor of the residence provide residents with the necessary infrastructure for socialization and relaxation. On the ground floor there suitable commercial spaces and the entrance to the residence.
Typical apartments have suitable spaces for each typologie. The dominant material in the façade, is the red brick.
The openings of the facade are a result of a regular grid implemented throughout the whole object, framed with a metallic profile. They are frequent and large to ensure maximum lighting of the environment. The shade is achieved by outdoor aluminium shutters.

AL

Rezidenca ndodhet pranë Bulevardit të Ri dhe përfshin një seri apartamenstesh familjare.
Hapësira publike jashtë rezidencës dhe tarraca e shfrytëzueshme e tij, u ofron banorëve infrastrukturën e duhur për socializim dhe shplodhje. Kati përdhe akomodon hapësira të bollshme për aktivitete tregtare dhe gjithashtu shënon dhe hyrjen për në objekt.
Apartamentet tipike janë me hapësira të bollshme dhe të mjaftueshme për tipologjitë përkatëse.
Elementi kryesor i fasadës është tulla e kuqe. Hapjet në fasadë vijnë si rezultat i një gridi të rregullt që zbatohet në të gjithë objektin, të kornizuara me profile metalike .Ato janë të shpeshta dhe të mëdha duke siguruar maksimumin e ndriçimit të ambjenteve. Hijezimi realizohet me grila të jashtme alumini.

 

RED BRICK RESIDENCE 29A

EN

The residence is located near the New Bulevard and includes a series of apartments & commercial spaces. The latter are on the ground floor, and are suitable for a variety of activities. The entrance to the residence is done from a public space on the east side of the building, used for socialization and relaxation. The shape of the building offers the opportunity to create green spaces on the terrace for residents.
The apartment spaces range from modest to luxurious apartments with private terraces. Red brick is the dominant material in the facade, which has regular openings at a certain rhythm. The openings are large and framed with metal profiles giving the facade uniformity

AL

Rezidenca ndodhet pranë Bulevardit të Ri dhe përfshin një seri apartamentesh dhe hapësira shërbimi. Këto të fundit gjenden në katin përdhe, dhe janë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme . Hyrja në rezidencë realizohet nga një hapësirë publike për socializim dhe çlodhje në anën lindore të objektit. Forma e ndërtesës ofron mundësi për krijimin e hapësirave të gjelbra në tarracë për banorët.
Hapësirat e apartamenteve variojnë nga modeste në apartamente luksoze me tarracë private. Tulla e kuqe është materiali dominues në fasadë e cila ka hapje të rregullta me një ritëm të caktuar. Hapjet janë të mëdha dhe të kornizuara me profile metalike duke i dhënë uniformitet fasadës.

RED BRICK RESIDENCE 29B

EN

The residence is located near New Boulevard and includes a series of family apartments. Public spaces outside the residence provide residents with the necessary infrastructure for socialization and relaxation. On the ground floor there are suitable commercial spaces and two entrances to the residence.
Typical apartments are with modest spaces, while the top floor apartments are more luxurious and have more generous spaces and private green terrace.
In the facade, the dominant material is red brick. The facade openings are very neat rhythm and they are framed with metal profiles. The openings are large to best illuminate the interiors and the shading is provided through aluminum exterior shutters.

AL

Rezidenca ndodhet pranë Bulevardit të Ri dhe përfshin një seri apartamentesh familjare. Hapësira publike jashtë rezidencës u ofron banorëve infrastrukturën e duhur për socializim dhe çlodhje. Në katin përdhe gjenden hapësira të përshtatshme për aktivitete tregtare dhe dy hyrjet e rezidencës.
Apartamentet tipike janë me hapësira modeste, ndërsa apartamentet e katit të fundit janë më luksoze dhe kanë në dispozicion hapësira më të bollshme dhe tarracë private me gjelbërim.
Në fasadë materiali dominues është tulla e kuqe. Hapjet e fasadës janë shumë të rregullta dhe të kornizuara me profile metalike. Hapjet janë të mëdha për të ndriçuar më së miri ambjentet e brendshme dhe hijëzimi mundësohet me grila të jashtme alumini.

365 Studio Apartments

EN
The ‘Studio Apartments 365’ project consists of 10 mini-spaces which are functional for both a one-day stay as well as a longer duration. Functionally wise this project is a hotel. The rooms are divided into two floors. The first floor consists of a living room, kitchen and toilet, while on the second floor is the sleeping area. The connection of the floors is made through the stairs. In this space there is an atrium which gives the feeling of a larger room. The access to the room is provided by a corridor that receives light from both sides. The rooms are also distinguished by their colors. All the units have similar designs, but different colors that differentiate them from each other.
AL
Projekti ‘Studio Apartments 365’ përbehet nga 10 mini hapësira të cilat janë funksionale si për qëndrim një ditor ashtu dhe për nje kohëzgjatje më të madhe. Funksioni i tyre është hoteleri. Dhomat janë të ndara në dy kate. Kati i parë përbëhet nga hapësira e ndenjes, gatimit dhe e tualetit, ndërsa në katin e dytë ndodhet hapësira e fjetjes. Lidhja e kateve kryhet me anë të shkallëve. Në këtë hapësirë gjendet dhe një atrium i cili jep ndjesinë e një dhome më të madhe. Aksesi ne dhoma kryhet nga një korridor që merr dritë nga të dyja krahët. Njësitë dallohen edhe nëpërmjet ngjyrave të cilat janë përdorur. Dhomat dhe hapësirat e ndenjes kanë design të ngjashëm, por ngjyra të ndryshme që i dallojnë nga njëra tjetra.


Tirana West Park

The project takes place in a new polarity of the city of Tirana. A strategic area and with very good access but not exploiting its potential yet. This project idea
aims to create a neighborhood, with all the qualities that one should have. A neighborhood which is attractive to the city through the businesses in it, but also a neighborhood for its quality of life.

A new neighborhood finds it difficult to create the urban mix and ingredients. This project is about different uses rather than monostructure, it is about heterogeneous groups that will use it rather than
homogeneity, has to do with the diversity of functions, structures in it, spaces for the community etc, because in the end the residents and future users will be different. The size of the complex gives us the opportunity to create a neighborhood that is adapted,changed, conceived such that it is not necessary to choose social groups. economic or primary functions, but integrates them all together for what will be a polarity, a new identity, a new neighborhood of Tirana.

NORD KONSTRUKSION RESIDENCE

EN

This residential and commercial building has a volume characterized by successive terraces resulting from urban planning rules with the longer side of the volume parallel with the main street. Commercial spaces are on the ground floor and residential units are on the upper floors. The latter have varied typologies: 1+1 ; 2+1 and 3+1 duplex. Parking space for the residential and commercial units is on the two underground floors.
The materials used in the facade are plaster and ceramic tiles. The plaster technique used is known as graffiato. It provides a semi-rough surface that is durable and easy to maintain. The ground floor and the last two upper floors are covered with ceramic tiles, creating a ventilated facade. This facade is also durable, used here to provide visual contrast and play in the elevations. Despite the difference in materials, thermal insulation continues throughout the building, to provide maximum comfort. A distinctive feature of the building is the use of french balconies. Along with the terraces, the french balconies create a “step by step” effect which is accentuated by the facade materials.

AL

Kjo ndërtesë banimi dhe tregtare ka një vëllim të karakterizuar nga tarraca të njëpasnjëshme të rrjedhura nga rregullat e urbanistikës me anën më të gjatë të vëllimit paralel me rrugën kryesore. Ambjentet komerciale janë në katin përdhes dhe njësitë e banimit janë në katet e sipërme. Këto të fundit kanë tipologji të ndryshme: 1+1 ; 2+1 dhe 3+1 dupleks. Vend parkimi për njësitë rezidenciale dhe tregtare është në dy katet nëntokë.
Materialet e përdorura në fasadë janë suvaja dhe pllaka qeramike. Teknika e suvasë e përdorur njihet si grafiato. Ofron një sipërfaqe gjysëm të ashpër që është e qëndrueshme dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur. Kati përdhes dhe dy katet e fundit janë të veshura me pllaka qeramike duke krijuar një fasadë të ventiluar Kjo fasadë është gjithashtu e qëndrueshme, e përdorur këtu për të siguruar kontrast vizual në fasadë. Pavarësisht diferencës në materiale, termoizolimi vazhdon në të gjithë ndërtesën, për të ofruar rehati maksimale. Një tipar dallues i ndërtesës është përdorimi i ballkoneve franceze. Krahas tarracave, ballkonet franceze krijojnë një efekt “hap pas hapi” i cili theksohet nga materialet e fasadës.

A.B RESIDENCE

EN

AB Residence is an eight-storey building with two underground parking floors and is located near Pjeter Budi Street. Services are positioned on the ground floor while the other storeys are residential with two apartments on each floor.
The underground parking is accessed from the front of the building, through the elevator. Near the entrance for vehicles is the entrance for residents. A passage has been realized on the ground floor which enables communication on both sides of the building.
The façade is conceived with red ceramic tiles in one part and white in the other, thus emphasizing the volume of the building through color.

AL

Rezidenca AB është një godinë tetë katëshe me dy kate parkimi nëntokë dhe ndodhet pranë rrugës ‘Pjetër Budi’. Neë katin përdhe janë pozicionuar shëbimet ndersa katet e tjera kane funksion rezidencial me nga dy apartamente në kat.
Aksesi ne parkim bëhet nga pjesa ballore e objektit, nëpërmjet ashensorit. Pranë hyrjes për automjetet është dhe hyrja për banorët. Në katin përdhe është realizuar nje pasazh kalimi i cili mundëson komunikimin në dy anët e objektit.
Fasada është konceptuar me veshje me pllaka qeramike me ngjyrë të kuqe në njërën pjesë dhe të bardha në pjesën tjetër, duke bërë kështu dhe theksimin e volumetrisë së objektit nëpërmjet ngjyrës.

Collective Urban Villa

EN

The existing object on which the intervention was made was 3 stories high, and by means of the intervention, 3, 4 and 5 floor villas were designed with distinct changes in volume from floor to floor. The facility consists of service units with office function, positioned on the ground floor, and residential units from the first floor upwards. The intervention, regardless of the increase in volume, has been non-invasive for the area, in a way that the object does not oppose the situation in which it is located but interacts with it and has also achieved in preserving part of the identity, emphasizing it as a strong point for the intervention. The brick material, which covers the entire building in its main facades unifies the existing building with the new addition. We have used the brick element that is sometimes visible, sometimes painted, sometimes plastered in the area, as a strong identifying element of the object, turning it into a focus point in the neighborhood in which it is located. This element has been taken and personalized in composition, treatment, and use, both exterior and interior, giving the object an almost symbolic attraction. The simple composition between brick, glass and black metal frames used in the facade creates a clean visual that characterizes the object, regardless of the volumetric fragmentation.

AL

Objekti ekzsitues mbi të cilin është bërë nderhyrja ishte 3 kat i lartë, dhe me anë të ndërhyrjes është projektuar vila 3, 4 dhe 5 kat me tërheqje të dallueshme në volum nga kati në kat. Objekti përbëhet nga njësi shërbimi me funksion zyre, të poziconuara në katin përdhe, dhe njësi banimi nga kati i parë e sipër. Trajtimi i nderhyrjes, pavaresisht rritjes ne volum ka qene jo invaziv per zonen, ne nje menyre qe objekti nuk e kundershton situacionin ne te cilin ndodhet por ndervepron me te dhe eshte arritur te ruhet pjese e identitetit duke u theksuar si pika te forta per nderhyrjen. Marrim psh elementin e tulles, i cili vesh gjithe objektin ne fasadat kryesore te tij duke bere dhe unifikimin e objektit ekzistues me shtesen e re. Elementin e tulles qe e gjejme here ne dukje, here te lyer, e here te suvatuar ne zone, ne e kemi perdorur si element te forte identifikues te objektit, duke e kthyer ne nje pike fokusi ne lagjen ne te cilen ndodhet. Eshte marre ky element dhe eshte personalizuar ne kompozim, ne trajtim, dhe ne perdorim, ne eksterier dhe interier, duke i dhene objektit nje atraksion thuajse simbolik. Kompozimi i thjeshte midis tulles, xhamit dhe kornizave te zeza metalike qe perdoren ne fasade krijon pastertine vizuale qe e karakterizon objektin, pavarsisht coptëzimeve volumetrike.

LOFT K

EN

The K Loft is a reconstruction and interior design project that harmoniously combines two existing apartments into one single accommodation. The interior of this loft has three bedrooms, a living room and a flowing kitchen space. The main space has a double height with the fireplace and the staircase standing out as the most peculiar elements. The staircase connects the lower level to the upper bedroom. Its central position becomes the core composing element of the kitchen space.

The upper floor bedroom has an open layout concept where you can look into the living room though the atrium. This room has natural light piercing through the ceiling skylights. The materials and textures used have been carefully selected to fit the urban identity of this loft.

AL

Lofti K është një projekt rikonstruksioni dhe riorganizimin i dy apartamenteve ekzistuese në një. Lofti në brendësi të tij ka tre dhoma gjumi, një hapësirë ndenje dhe një hapësirë gatimi. Hapësira kryesore ka lartësinë të dyfishtë dhe elementet më të veçantë në të janë oxhaku dhe shkalla. Shkalla, që lidh një nga dhomat e gjumit, shndërrohet në qendrën kompozicionale të zonës së gatimit.

Dhoma në katin e sipërm është trajtuar si një plan i hapur ku nëpërmjet atriumit mund të shikosh dy hapësirat e ditës. Kjo dhomë ka ndriçim natyral nga çatia e objektit. Materialet dhe teksturat janë përshtatur më së miri me tipologjinë e këtij lofti urban.