“ISUF GJATA” & “IRAKLI TEROVA” Professional SCHOOL
EN
The school “Isuf Gjata” & “Irakli Terova” is an existing building located in Korça, which will undergo reconstruction.
The proposal consists of improving the necessary spaces, pedestrian access, securing parking areas, expanding the
gym to meet the required capacity, and connecting the two existing buildings through a volume at the second level.
Additionally, an underground space will be added for technical facilities.
The facade will be treated in a simple and clean manner, with small interventions, completed and detailed with
finishes. The facade facing the main road will be treated with a second facade, a metal construction 120 cm away
from the existing facade, built with vertical elements to create shading possibilities.
Occasionally, consoles will support the facade, corresponding with balconies for each space. The facade will also
feature integrated metal planters, offering the possibility of greening through climbing plants.
Another special element is the treatment of the interior facade, highlighting the emergency metal stairs in a strong
reddish color, which is also used for the library located in a green space. The windows of the library will be covered
with white MDF panels. The green pathways will create new routes for movement, both intimate and semi-public.
AL
Shkolla “Isuf Gjata” & “Irakli Terova “ është një objekt ekzistues i ndodhur në Korçë i cili do t’i nënshtrohet
rikonstruksionit. Propozimi konsiston në përmirësimin e hapësirave të nevojshme , aksesit këmbësor, sigurimin e
hapësirës së parkimit , zgjerimin e palestrës për të plotësuar kapacitetin e nevojshëm dhe lidhjen e dy objekteve
ekzistuese nëpërmjet një volumi në nivelin e dytë. Gjithashtu do të shtohet një hapësirë nëntokë për ambjente
teknike. Fasada do të trajtohet e thjeshtë dhe e pastër , me ndërhyrje të vogla duke plotësuar dhe detajuar me
finitura. Fasada në kontakt me rrugën kryesore do të trajtohet me një fasadë të dytë me konstruksion metalik 120 cm
larg nga fasada ekzistuese , e ndërtuar me element vertikal duke krijuar mundësi hijëzimi.
Herë pas here në të mbështeten dhe konsola të cilët përkojnë me ballkone për secilin ambjent ku ndodhen. Në
fasadë ka dhe vazo metalike të inkorporuara në këtë strukturë duke ofruar mundesinë e gjelberimit nëpërmjet
bimësisë kacavjerrëse . Element tjetër i veçantë është trajtimi I fasadës së brendshme me evidentimin e shkallëve
metalike të emergjencës me ngjyrë të fortë të kuqerremtë, ku me të njëjtën ngjyrë është trajtuar dhe biblioteka e
cila ndodhet midis një hapësirë të gjelbër . Dritaret e të cilës vishen me panele MDF me ngjyrë të bardhë.
Trajektoret e gjelbërimit krijojnë shtigje të reja kalimi , intime dhe semi – publike.