25123
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-25123,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

NORD KONSTRUKSION RESIDENCE

EN

This residential and commercial building has a volume characterized by successive terraces resulting from urban planning rules with the longer side of the volume parallel with the main street. Commercial spaces are on the ground floor and residential units are on the upper floors. The latter have varied typologies: 1+1 ; 2+1 and 3+1 duplex. Parking space for the residential and commercial units is on the two underground floors.
The materials used in the facade are plaster and ceramic tiles. The plaster technique used is known as graffiato. It provides a semi-rough surface that is durable and easy to maintain. The ground floor and the last two upper floors are covered with ceramic tiles, creating a ventilated facade. This facade is also durable, used here to provide visual contrast and play in the elevations. Despite the difference in materials, thermal insulation continues throughout the building, to provide maximum comfort. A distinctive feature of the building is the use of french balconies. Along with the terraces, the french balconies create a “step by step” effect which is accentuated by the facade materials.

AL

Kjo ndërtesë banimi dhe tregtare ka një vëllim të karakterizuar nga tarraca të njëpasnjëshme të rrjedhura nga rregullat e urbanistikës me anën më të gjatë të vëllimit paralel me rrugën kryesore. Ambjentet komerciale janë në katin përdhes dhe njësitë e banimit janë në katet e sipërme. Këto të fundit kanë tipologji të ndryshme: 1+1 ; 2+1 dhe 3+1 dupleks. Vend parkimi për njësitë rezidenciale dhe tregtare është në dy katet nëntokë.
Materialet e përdorura në fasadë janë suvaja dhe pllaka qeramike. Teknika e suvasë e përdorur njihet si grafiato. Ofron një sipërfaqe gjysëm të ashpër që është e qëndrueshme dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur. Kati përdhes dhe dy katet e fundit janë të veshura me pllaka qeramike duke krijuar një fasadë të ventiluar Kjo fasadë është gjithashtu e qëndrueshme, e përdorur këtu për të siguruar kontrast vizual në fasadë. Pavarësisht diferencës në materiale, termoizolimi vazhdon në të gjithë ndërtesën, për të ofruar rehati maksimale. Një tipar dallues i ndërtesës është përdorimi i ballkoneve franceze. Krahas tarracave, ballkonet franceze krijojnë një efekt “hap pas hapi” i cili theksohet nga materialet e fasadës.

LOCATION

Tirana, Albania

YEAR

2021

TYPE

Mixed Functions

Category

Business, Housing, Living, Mixed-Functions