Villa KDA
EN
Vila KDA is located in Mjull Bathore, Tiranë in a semi rural setting, sorrounded by agricultural land. The villa is designed to host two families. The villa is 3 floors high with a basement and two main entrances which face the street, and an entrance with a ramp which is used for acessing the underground floor. On the basement floor there are two seperate laundry rooms that are each in function to the respective apartments. Day functions – the living room and kitchen are distributed on the ground floor for each of the apartments, as well as the toilet units. By means of stairs positioned near the entrance the owners can access the second floor, where the night functions are proposed – a matrimonial bedroom with it’s own toilet and two bedrooms for the children that share the toilet on the ground floor. The third floor is simultaneously the exit for the terrace, as well as a shared space for both families. The third floor, unlike the rest of the building, which has been treated with light-colored brick facade, has been proposed with corrugated cast concrete. This volume has an integrated small kitchen, and a glass facade that allows the volume to function as semi open space.
AL
Vila KDA ndodhet në Mjull, Bathore në një mjedis gjysmë rural, rrethuar nga tokë bujqësore. Vila shërben si banesë për dy familje, ku çdo sipërfaqe është e projektuar të funksionojë në mënyrë të njëjtë për të dyja familjet. Vila është 3 kate e lartë me një kat nëntokë, me dy hyrje kryesore të cilat shohin nga rruga, dhe një hyrje me rampë e cila shërben për lëvizjen dhe parkimin e makinave në katin nëntokësor. Në katin nëntokë janë projektuar gjithashtu dy dhoma lavanderie të ndara, të cilat janë në shërbim të secilës prej banesave. Në katin përdhe janë shpërndarë funksionet e ditës – dhoma e ndenjes dhe kuzhina për secilën prej banesave, si dhe një nyje higjenosanitare. Me anë të shkallëve të pozicionuara pranë hyrjes banorët aksesojnë katin e dytë, ku janë projektuar funksionet e natës, specifikisht një dhomë gjumi matrimoniale me tualet të veçantë për dhomën, dhe dy dhoma gjumi për fëmijët me tualetin e përbashkët në katin e parë. Kati i tretë është njëkohësisht dalja për në taracë, si dhe hapsira e përbashkët për të dyja familjet. Kati i tretë, ndryshe nga pjesa tjetër e objektit e cila është trajtuar me fasadë me tulle të me ngjyrë të çelët, është i propozuar me beton të hedhur në formë të valëzuar. Ky volum ka një kuzhinë të vogël të integruar, dhe fasadë xhami që e lejon volumin të kthehet në hapsirë gjysmë të mbyllur.