RED BRICK RESIDENCE 462
EN
The building has mixed functions, residential and service units with a height of seven and eight floors above ground and two floors underground. The services are concentrated on the ground floor and have a surface of about 765 m². The object is located in Tirana on “Kahreman Ylli” Street, where the longest side is oriented. The service units are facing the street where there is a flow of movement, while the residents’ entrance and the entrance to the parking lot, the stair/elevator block and the electrical cabin are located at the back. From the first floor to the seventh floor, the building is residential.There are 8 apartments on each the floor. Each of the apartments has ample space and at least one loggia. The object has a regular geometric shape, with right angles and without going outside the contour of the facade. The spot has a section width of 16 and 18 m and a length of 46 m. The facade of the building is designed with brick cladding, thus making a volume connection. To make a difference, the soles of the lodges have been treated with black metal coating. Likewise, the parapets will have black metal elements.
AL
Objekti ka funksion miks, banimi dhe shërbimi me nje lartesi prej shtatë dhe tetë katesh mbi tokë dhe dy kate nëntoke. Shërbimet janë të përqëndruara në katin përdhe dhe kanë një sipërfaqe të pastër rreth 765 m². Objekti ndodhet në Tiranë ne Rrugën “Kahreman Ylli” sipas së cilës ka të orientuar dhe faqen më të gjatë. Jo pa qëllim shërbimet janë të pozicionuara me pamje nga rruga me fluks lëvizje, ndërkohë që hyrja e rezidentëve dhe hyrja në parkim, blloku shkallë/ashensor dhe kabina elektrike janë të vendosura në pjesën e pasme. Nga kati i parë deri në katin e shtatë objekti ka funksion rezidencial. Kati tip përsëritet në gjashtë kate dhe ka 8 apartamente në kat. Secili nga apartamentet ka hapësirë të bollshme dhe minimalisht nga një llozhë. Objekti ka një formë të rregullt gjeometrike, me kënde të drejta dhe pa dalje jashtë konturit të fasadës. Nje formë e tillë kondicionohet dhe nga konteksti urban përreth si dhe forma e pronësisë. Njolla ka nje gjerësi seksioni 16 dhe 18 m si dhe një gjatësi 46m . Fasada e objektit është e konceptuar me veshje tulle, duke bërë kështu një lidhje të volumit. Për të bërë një diferencim, soletat e llozhave, janë trajtuar me veshje metalike të zezë. Po ashtu dhe parapetetet do jenë me elemente metalik me ngjyrë të zezë.