K.H Villa
EN
This project is an individual two-storey villa positioned on a 500 m^2 site. The intervention consists of a reconceptualization of the facade and the addition of one storey and a basement. The upper floors of the building will be used as housing units, while the ground floor will have a commercial function. The residential floors are organized as two apartments, where each of them offers the necessary spaces for its inhabitants. The first two floors retain the same area, while the top floor is smaller and has a veranda. Because of its function, the ground floor, is more transparent and gets the light by its big windows. The materialization of the building is a harmonious combination of clean surfaces with white and gray textured plaster and transparent glass panels. Since the building is located on a sloped terrain, the site is organized with green terraces.
AL
Objekti në studim është një vilë individuale dykatëshe e pozicionuar në një truall me siperfaqe 500 m^2. Është propozuar një rikonceptim i fasadës, shtimi i një kati si dhe një podrum nën sipërfaqen e sistemimit. Katet e sipërme të objektit do të përdoren për banim ndërsa kati përdhe do të ketë funksion shërbimesh. Katet e banimit janë të organizuara si dy apartamente ku secili prej tyre ofron hapsirat e nevojshme për banorët. Dy katet e para ruajnë të njëjtën sipërfaqe ndërsa kati i fundit ka një përshkallëzim në formën e verandës si rezultat i kushteve urbanistike. Nisur nga funksioni, kati përdhe ndryshe nga katet e tjera është më transaparent dhe i ndriçuar maksimalisht me çarje dysheme-tavan. Materializimi i objektit është një kombinim i harmonizuar i sipërfaqeve të pastra me material grafiato të bardhë dhe gri, me vetratat transparente të xhamit duke e bërë atë një objekt bashkëkohor. Duke qenë se objekti vendoset në një terren të pjerrët, ky terren është i organizuar me tarraca të gjelbëruara.