365 HOTEL BOUTIQUE
EN
The 365 Hotel Boutique as the name suggests is a boutique hotel offering 22 bedrooms and other functional spaces.
The hotel is situated within a three-storey building, with each level dedicated to specific functions. The ground floor
of the hotel comprises the reception and lobby, a gym and facilities for staff accommodation. The gym provides a
link between the hotel and the Sports Centre and the 365 Spa, offering an interactive space for hotel and spa users.
The staff space is divided into a day area and a night area, creating a dedicated facility for hotel and spa staff. The
staff accommodation comprises nine bedrooms, with two toilets for male and female staff. To reach the first floor,
the visitors can use the stairs or elevator located in the lobby. The first floor of the hotel has a total of ten rooms,
seven double rooms, two single rooms and two triple rooms. A kitchen/buffet is also proposed to provide breakfast
to hotel users. In addition, laundry facilities are proposed on this floor for ease of access. On the second floor, there
are 12 rooms, 10 double rooms and two triple rooms. A staff room and hotel surveillance are also proposed on this
floor. For the hotel, the concept of colours has been applied to create vibrant and vibrant spaces.
AL
365 Hotel Boutique, sipas dhe vetë emrit është një hotel në standartet e Butiqeve me 22 dhoma fjetjeje dhe hapësira
të tjera në funksion të tij. Hoteli është i pozicionuar në një godinë tre katëshe dhe funksionet e tij shpërndahen në
këto nivele. Në katin përdhe të hotelit janë pozicionuar recepsioni dhe holli pritës, një palestër dhe ambiente për
akomodimin e stafit. Palestra bën lidhjen e Hotelit me Qëndrën Sportive dhe Spa-n 365, dhe do të jetë një hapsirë
interaktive midis përdoruesve të hotelit dhe Spa-së. Hapsira e stafit ndahet në një zonë dite dhe zonë nate për të
krijuar një fasilitet për stafin e Hotelit dhe Spa-së. Dhomat e fjetjeve për stafin akomodojnë 9 persona, gjithashtu
janë parashikuar dy tualete për meshkuj dhe femra. Për të kaluar në katin e parë të hotelit shërbejnë shkallët dhe
ashensori të vendosur në hollin pritës. Në katin e parë te hotelit ndodhen 10 dhoma përkatësisht 7 dhoma çift, 2
dhoma teke dhe 2 dhoma treshe. Gjithashtu është propozuar një kuzhinë/bufe për të ofruar mëngjesin përdoruesve
të hotelit. Lavanderia është propozuar gjithashtu në këtë kat për lehtësi aksesi. Në katin e dytë ndodhen 12 dhoma
përkatësisht 10 dhoma çift dhe dy dhoma treshe. Gjithashtu në këtë kat është propozuar një dhomë stafi dhe
survejimi e hotelit. Për hotelin është ruajtur koncepti i ngjyrave për të krijuar hapsira vibrante dhe me gjallëri.