24991
portfolio_page-template-default,single,single-portfolio_page,postid-24991,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

‘DEMOKRACIA’ Primary School & Kindergarten

EN
“Demokracia” Primary School and Kindergarten is an existing facility located in Valias which will be subject to reconstruction. The proposal consists in the division of the main functions into separate objects which are connected through the passage corridors. The kindergarden is a two-storey building that we face at the entrance of the property. The kindergarden consists of a simple cuboid volume, with windows that alternate from floor to floor imitating a chessboard in their manner of distribution. The school building is located next to the kindergarten, streching along the property, and is designed for a capacity of 500 students. The functional distribution of the floorplans remains unchanged between the floors, with the stairs located in the main entrance hall, and a corridor with classrooms located only on one side of it. The facade of the main building has a simple architecture with windows that extend to the floor-ceiling height equidistant from each other, with concrete shading that extends up to 50 cm outside the perimeter of the facade. The administration building follows the same style, while in the library, auditorium and gym we have changes in volumetric treatment, and changes in the facades to adapt to the functions they contain, and to create interior moments of light entering through the cracks in the tarace. The school building creates three outdoor yards in service of the school recreational spaces, one of which is an outdoor sports field, and one outdoor yard for the kindergarten.
AL
Shkolla dhe kopshti Demokracia, është një objekt ekzistues i ndodhur në Valias i cili do t’i nënshtrohet rindërtimit.Propozimi konsiston në ndarjen e funksioneve kryesore në objekte të veçuara nga njëra tjetra të cilat lidhen përmes korridoreve të kalimit. Kopshti është një objekt me 2 kate me të cilin përballemi që në hyrje të pronës. Kopshti ka një volum shumë të rregullt, të njëjtë në dy kate, me dritare që alternohen nga kati në kat duke imituar një tavolinë shahu në mënyrën e shpërndarjes. Objekti i shkollës ndodhet pranë kopshtit, dhe është i projektuar për një kapacitet prej 500 nxënësish të ciklit fillor. Shpërndarja funksionale e kateve qëndron e pandryshuar ndër kate, me hollin kryesor në hyrje, një shkallë kryesore në holl, dhe një korridor me klasa të vendosura vetëm nga njëra anë e tij. Fasada e objektit kryesor ka një arkitekturë të thjeshtë me dritare që zgjaten në lartësinë dysheme-tavan të barazlarguara nga njëra tjera, me hijëzues betoni që shtrihen deri në 50 cm jashtë perimetrit të fasadës. Objekti i administratës ndjek të njejtin stil, ndërkohë që tek objektet e librarisë, auditorit dhe palestrës kemi ndryshime në trajtim volumetrik, dhe të fasadave për t’ju përshtatur funksioneve që përmbajnë, dhe për të krijuar momente interieri të futjes së dritës përmes çarjeve në taracë. Objekti i shkolles krijon tre oborre te jashtme në shërbim të hapësirave rekreative të shkollës, një nga te cilat është një fushë e jashtme sportive, dhe një oborr i jashtëm për objektin e kopshtit.

Location

Valias i Ri, Albania

Type

Educational

Year

2022

Category

Learning