-1
archive,tax-portfolio_category,term-hotel,term-288,stockholm-core-2.3.2,select-theme-ver-8.10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_menu_,wpb-js-composer js-comp-ver-6.7.0,vc_responsive

MARIS TOWER

EN

The building is a modern mixed-use structure with 25 floors above ground and 4 underground levels, covering a total built area of 23,803.73 m², located in Vlorë, Albania. It includes commercial services on the lower floors, residential units on the middle floors, and a hotel on the upper floors, offering a multifunctional space that serves both the local community and visitors.
The elegant triangular base and arched facades create an organic volume that adapts to the characteristics of the site, giving the building a unique and harmonious appearance with the surrounding environment. The curved terraces add fluidity and dynamism to the façade, creating captivating effects that change depending on the light and atmospheric conditions.
The façade is covered with continuous vertical glass panels and metal elements, ensuring natural lighting inside the building and offering stunning panoramic views from every floor. This design not only allows a close connection with the outside, but also enhances the building’s energy efficiency.

AL

Objekti është një ndërtesë moderne mixed-use me 25 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me një sipërfaqe ndërtimi prej 23,803.73 m², e vendosur në Vlorë, Shqipëri. Ai përfshin shërbime komerciale në katet e poshtme, njësi rezidenciale në katet e mesme dhe një hotel në katet e sipërme, duke ofruar një hapësirë multifunksionale që i shërben komunitetit dhe vizitorëve.
Forma elegante e ndërtesës me bazë trekëndore dhe faqe të harkuara krijon një volumetri organike që përshtatet me karakteristikat e truallit, duke i dhënë asaj një pamje unike dhe harmonike me ambientin përreth. Verandat e lakuara shtojnë fluiditet dhe dinamikë në fasadë, duke krijuar një efekte tërheqëse, që ndryshojnë në varësi të dritës dhe kushteve atmosferike.
Fasada është e veshur me xhama vertikalë të vazhduar dhe elemente metalike, që sigurojnë ndriçim natyral brenda ndërtesës dhe ofrojnë pamje panoramike të mrekullueshme nga çdo kat. Ky dizajn jo vetëm që mundëson lidhje të ngushtë me jashtësinë, por gjithashtu rrit efikasitetin energjetik të ndërtesës.

SEA BLISS

EN

The proposed complex has a mixed hotel and residential function, with a height of 1, 3, 4, 5 and 8 floors above ground and an underground parking floor. The hotel is concentrated in two buildings that are connected on the ground floor, where the entrance is positioned and occupies an area of 8400 m². The housing is concentrated in all other proposed buildings 3, 4 and 5 floors and occupies a total area of 29295 m². Each of the typologies will function independently of each other.
In relation to the plot, the residential buildings are located at the back of the hotel. All buildings are accessed by a perimeter road around the plot and other auxiliary roads inside the square. Conceptually, all buildings are proposed as straight and regular volumes but with a wavy and very fluid perimeter balcony. This balcony integrates very naturally with the green crown that will be created inside and around the perimeter of the plot.

AL

Kompleksi i propozuar ka funksion miks hoteleri dhe banim, me një lartësi prej 1,3, 4 ,5 dhe 8 katesh mbi tokë dhe një kat parkimi nëntokë. Hoteleria është e përqëndruar në dy objektet që lidhen në katin përdhe, ku është pozicionuar hyrja dhe zë një sipërfaqe prej 8400 m². Banimi është i përqëndruar në të gjithë objektet e tjera të propozuara 3, 4 dhe 5 kate dhe zë një sipërfaqe totale prej 29295 m². Secila prej tipologjive do të funksionojë e pavarur nga njera-tjetra.
Në raport me parcelën objektet e banimit janë të vendosura në pjesën e pasme të hotelit. Të gjithë objektet aksesohen me rrugë perimetrale rreth parcelës dhe rrugë të tjera ndihmëse në brendësi të sheshit. Konceptualisht të gjithë objektet janë propozuar si volume të drejta dhe të rregullt por me një ballkon perimetral i valëzuar dhe shumë fluid. Ky ballkon ndërthuret shumë natyrshëm me kuroren e gjelbëruar që do të krijohet në brendësi dhe në perimetër të parcelës.

365 HOTEL BOUTIQUE

EN

The 365 Hotel Boutique as the name suggests is a boutique hotel offering 22 bedrooms and other functional spaces.
The hotel is situated within a three-storey building, with each level dedicated to specific functions. The ground floor
of the hotel comprises the reception and lobby, a gym and facilities for staff accommodation. The gym provides a
link between the hotel and the Sports Centre and the 365 Spa, offering an interactive space for hotel and spa users.
The staff space is divided into a day area and a night area, creating a dedicated facility for hotel and spa staff. The
staff accommodation comprises nine bedrooms, with two toilets for male and female staff. To reach the first floor,
the visitors can use the stairs or elevator located in the lobby. The first floor of the hotel has a total of ten rooms,
seven double rooms, two single rooms and two triple rooms. A kitchen/buffet is also proposed to provide breakfast
to hotel users. In addition, laundry facilities are proposed on this floor for ease of access. On the second floor, there
are 12 rooms, 10 double rooms and two triple rooms. A staff room and hotel surveillance are also proposed on this
floor. For the hotel, the concept of colours has been applied to create vibrant and vibrant spaces.

AL

365 Hotel Boutique, sipas dhe vetë emrit është një hotel në standartet e Butiqeve me 22 dhoma fjetjeje dhe hapësira
të tjera në funksion të tij. Hoteli është i pozicionuar në një godinë tre katëshe dhe funksionet e tij shpërndahen në
këto nivele. Në katin përdhe të hotelit janë pozicionuar recepsioni dhe holli pritës, një palestër dhe ambiente për
akomodimin e stafit. Palestra bën lidhjen e Hotelit me Qëndrën Sportive dhe Spa-n 365, dhe do të jetë një hapsirë
interaktive midis përdoruesve të hotelit dhe Spa-së. Hapsira e stafit ndahet në një zonë dite dhe zonë nate për të
krijuar një fasilitet për stafin e Hotelit dhe Spa-së. Dhomat e fjetjeve për stafin akomodojnë 9 persona, gjithashtu
janë parashikuar dy tualete për meshkuj dhe femra. Për të kaluar në katin e parë të hotelit shërbejnë shkallët dhe
ashensori të vendosur në hollin pritës. Në katin e parë te hotelit ndodhen 10 dhoma përkatësisht 7 dhoma çift, 2
dhoma teke dhe 2 dhoma treshe. Gjithashtu është propozuar një kuzhinë/bufe për të ofruar mëngjesin përdoruesve
të hotelit. Lavanderia është propozuar gjithashtu në këtë kat për lehtësi aksesi. Në katin e dytë ndodhen 12 dhoma
përkatësisht 10 dhoma çift dhe dy dhoma treshe. Gjithashtu në këtë kat është propozuar një dhomë stafi dhe
survejimi e hotelit. Për hotelin është ruajtur koncepti i ngjyrave për të krijuar hapsira vibrante dhe me gjallëri.